Serbia, zgjedh sot presidentin dhe parlamentin e ri

03.04.2022 12:12

Në Serbi sot në mëngjes janë hapur qendrat e votimit....

Në Serbi sot në mëngjes janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale në 14 qytete dhe komuna.

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale kanë 6.502.307 zgjedhës, të cilët mund të votojnë në 8.255 qendra votimi.

Sot, deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 20:00, do të vendosin mes 19 listave zgjedhore parlamentare, si dhe mes tetë kandidatëve për postin e presidentit.

Qytetarët e Serbisë nga Kosova po votojnë në katër qytete në Serbinë qendrore dhe zgjedhjet po monitorohen nga vëzhgues vendas dhe të huaj.

Këshilltar të  rinj do të marrin edhe 14 këshilla vendorë, duke përfshirë kryeqytetin Beogradin.

Në Beograd të drejtë vote kanë 1.600.463 votues, të cilët do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 1.170 vendvotime.