Kontesti maqedono-bullgar, Osmani: Persona të institucioneve kundër interesave shtetërore
Përpjekjet anti europiane dhe të zgjidhjes së mosmarrëveshjes maqedono bullgare...

Përpjekjet anti europiane dhe të zgjidhjes së mosmarrëveshjes maqedono bullgare prezente jo vetëm në Bullgari por edhe në vend. Ministri i jashtëm Bujar Osmani deklaroi se persona të institucioneve nga Maqedonia janë paraqitur në Bullgari me qëllim që mos të zgjidhet kontesti.
Osmani tha se personat në fjalë janë në vijë të njëjtë me agjentët rus që përmendi kryeministri bullgar Kirill Petkov.
“Ky konstatim është i saktë se ka pasur përpjekje të vazhdueshme që ballkani perëndimor të mos lëviz me dinakimë adekuate drejt BE-së me lojtarë qoftë në rajon apo në shtetet tona. Këtë javë, nga Maqedonia e Veriut janë lajmëruar në Bullgari duke thënë se është i panevojshëm i gjithë ky angazhim pasiqë këtu do të shkohet në zgjedhje dhe se s’do mund të arrihet zgjidhje e caktuar. Janë njerëz të institucioneve, të cilët janë në vijë të njëjtë me ata që komentoi zotëri Petkov.” – tha Ministri i Punëve të Jshtme, Bujar Osmani.
Kryeministri i Bullgarisë Petkov ditë më parë ka deklaruar se dy të punësuar në Agjencinë bullgare për siguri kombëtare kanë punuar kundër ardhmërisë europiane të Maqedonisë së Veriut, e të cilët veçmë janë larguar nga vendet e tyre të punës.
Komisioni historik, Osmani: Po punon në përfshirjen e zgjidhjeve në libra
Kërkesa bullgare që vendi të hap kushtetutën dhe përfshijë bullgarët në të, sipas ministrit Osmani s’do diskutohet para nisjes së bisedimeve, por kjo mund të ndodh gjatë ose para përmbylljes së tyre.
Osmani u prononcua edhe për përparimin e punës së komisionit të historisë.
“Mbreti Samoil është zgjidhur si çështje në vitin 2019-të e jo tani, sikurse Shën Kirilli dhe Metodij, Klimenti i Ohrit. Të njëjtat nuk janë publikuar duke pritur rrumbullakësimin e çështjeve politike. Për momentin flitet se si ato tekste për kremtim të përbashkët të figurave historike do t’u rekomandohen shkollave për librat.” – deklaroi Osmani.
Takimi i rradhës i historianëve të të dyja vendeve pritet të ndodh në Sofje më 12 dhe 13 maj. (Meral Ismaili, TVM2)
