Aliji: Krenar që do të luaj për Shqipërinë

01.01.2015 15:04

Naser Aliji nga Kumanova, do të jetë shqiptari i parë nga Maqedonia, I cili do të mbroj ngjyrat e përfaqësueses futbollistike të Shqipërisë....

Lojtari i Bazelit zvicërian, edhe përkundër ofertave të Maqedonisë dhe Zvicrës, me ç`rast për këtë të fundit ka luajtur për kombëtaret e reja, ka vendosur që të luaj për ekipin për të cilin i rrah zemra. Në një bisedë për programin tonë, 21 vjeçari, thotë se vendimi është marr pas konsultimeve me familjen.

“Jam shumë krenar që jam futbollisti I parë nga Maqedonia që do të luaj për Shqipërinë. Këtë e kam vendos bashkë me familjen dhe shokët. Paraprakisht zemra më kishte thënë të luaj vetëm për Shqipërinë, e jo për Zvicrën ose për Maqedoninë”, është shprehur Aliji.

Rol kyq në këtë vendim kanë luajtur edhe kolegët e shqiptar të Alijit, që luajnë në Bazel, Gashi, Xhaka dhe Ajeti.

“Ata çdoherë që janë kthyer në ekip prej ndeshjeve reprezentuese, më tregonin që është ndjenjë e veqantë të luash për Shqipërinë, njëherësh duke më thënë që do të jam shumë krenar kur ta veshi fanellën kuqezi”, ka vazhduar ai.

Rrugëtimi për në EURO 2016 do të jetë shumë I vështirë, pasi e kemi një grup tejmase të rëndë, por gjithsesi, synojmë plasmani në Francë, ka vazhduar futbollisti shqiptar.

“Shpresoj që të arrijmë në EURO 2016. Është jashtëzakonisht vështirë të arrijmë deri aty. Grupi është tejet I rëndë, pasi nuk është lehtë të luash me Danimarkën, Portugalinë, Sërbinë e Armeninë”.

Naser Aliji, është ndalur edhe në paraqitjen e këtij sezoni të ekipit të tij Bazelit, skuadër e cila po shkëlqen dhe është e sigurtë në vendin e parë në kampionatin zvicërian, me tetë pikë më shumë se Cyrihu.

“Mund të them që momentalisht e kemi ekipin ndoshta më të mirë në historinë e klubit. Kemi 26 lojtarë kualitativ dhe të gjithë mund të luajnë nga minuta e parë”, ka përfunduar Aliji.               

Ndryshe, Naser Aliji ka lindur në Nikushtak të Kumanovës, ndërsa në moshën e tij katër vjeçare, ai dhe familja kanë migruar në Zvicër. Ai, pritet të bëhet shqiptari I parë nga Maqedonia që do të luaj për Shqipërinë, në ndeshjen e vlefshme kualifikuese kundër Armenisë, që do të luhet me 29 mars në Elbasan. (Mustafa Ademi, TVM2)


Për të ndjekur video materialin nga intervista e zhvilluar me futbollistin e Bazelit, Naser Aliji, ju lutemi klikoni në linkun në vijim:http://al.play.mrt.com.mk/play/47782/aliji-krenar-qe-do-te-luaj-per-shqi...