Mungesa e ujtit të pijshëm në Tetovë, banorët kërkojnë nga komuna të zgjidh problemin

03.04.2022 15:21

Vazhdon mungesa e ujit për pije për disa banorë të Tetovës....

Vazhdon mungesa e ujit për pije për disa banorë të Tetovës, kryesisht ata të cilët jetojnë në ndërtesa shumë katëshe dhe të cilët nuk posedojnë hidrofon.

Banorë thonë se edhe në këto ditë të Ramazanit detyrohen të mbushin ujë në çeshmat publike. Ata kërkojnë nga komuna që tu bëhet një zgjidhje, por akuzojnë edhe banorët tjerë që shfrytëzojnë ujin për pije për ujitje dhe kjo bënë që shumë banorë te ngelin pa ujë.

“Ndonjë herë ka, ndonjë herë s’ka. Unë jam në banesë, në katin e katërt, kam. Ujë është për pije nuk është për të pastruar oboret. Ujë na duhet për pirje, jo për ujitje”.

“Ujë ka plotë, por nuk shfrytëzohet si duhet. Tetova pa ujë të jetë është mbare, burime ka çdo kund tani, edhe kjo që është në Leshnicë. 50 % këndej ka Spitali nuk kanë ujë”.

“Para ditë nuk kemi pasur. Por tani kemi në rajonin tonë, unë flas personalisht, ka pjesa jonë mirë është”.

“Nuk ka, me pasur ndonjë plasje të ndonjë gypi, atëherë është në rregull, por kështu ndonjë herë ka, ndonjëherë jo. Unë nuk e mbaj mend, kam 78 vjet, gypat ti ndërohen asnjëherë, kësaj lagje. Gypat janë vendosur shumë vitë më heret” – thanë disa qytetarë të revoltuar të Tetovës.

Nga NPK-Tetovë thonë se ka mjaftueshëm ujë, por nuk e mohojnë se ka lagje që nuk kanë ujë. Po punohet që të sigurohet ujë për pije 24 orë, dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me shfrytëzimin e ujit.

“Do kisha përmendur disa zona të qytetit të Tetovës që janë me ndërtesa të vjetra, dhe nuk kanë ujë të mjaftueshëm. Kemi bllokun70, që kemi 4-5 ndërtesa që ballafaqohen me probleme. Për momenin nuk kemi probleme  në prodhimin e burimit kryesor në Leshnicë, i cili sjellë afërsisht 145ls. Do i kisha lutur qytetarët që sa më tepër të bëjmë kursimin e ujit në këtë periudhë” – deklaroi Lulzim Shaqiri nga NPK Tetovë.

Në njoftimin e fundit nga NPK Tetovë thonë se sasia e ujit nga burimet tjera dhe bunaret arrin deri në 260 l/s , sasi e cila nuk është e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, kështu që ndërmarja ka vendosur që prej ora 23:00 deri ne ora 03:00 të kemi restrikcion  të ujit.

Nga NPK me tej shtojnë se si pasojë e të rreshurave të shiut, uji që vjen nga burimi i Leshnicës ka pësuar ndotje dhe për këtë arsye i njejti është ndalur, deri në analizat e fundit. (Visar Sadiki, TVM2)