VMRO-DPMNE organizoi tribunë, gjendja në shëndetësi është kaotike

03.04.2022 17:05

Kuadro cilësor në shëndetësinë publike ka....

Kuadro cilësor në shëndetësinë publike ka, problem është menaxhimi, edukimi dhe sistemi i shpërblimeve. Gjatë pandemisë sistemi shëndetësor ishte në pozitë që të mvaret nga inspirimi momental i individëve të caktuar, vlerësuan mjekët në tribune e organizuar nga VMRO DPMNE.

Potencuan se përskaj objekteve infrastrukturore dhe mungesës së ilaçeve , u harrua personeli mjekësor i cili bart peshën më të madhe në sektorin e shëndetësisë.

“Maqedonia ishte vendi i vetëm ku protokollet e shërimit ishin sekret shtetëror. Një institucion shëronte në një mënyrë, tjetri në mënyrën e vet dhe kjo është një ndër arsyet për atë se çka na ndodhi” – tha mjeku, Milenko Kostov.

“Në Maqedoni nuk ekziston ligj, ata nuk kanë veprimtari konkrete. Por ata e bartnin barren e rëndë qe e solli kovidi, por edhe i tërë sistemi shëndetësor. Ata janë njerëz që kanë trajtim adekuat por askund në asnjë ligj nuk janë bartës të veprimtarive,  por as bartës të kujdesit shëndetësor” – u shpreh mjekja Marija Jovanovski Srceva.

Nuk ka nevojë që të shpenzohen shuma të mëdha të parave, qendër e re klinike mund të ndërtohet në afërsi të spitalit “8 Shtatori”, vlerësuan pjesëmarrësit në tribunë për gjendjen në shëndetësi.

“Vend adekuat për ndërtimin e qendrës klinike është hapësira te Spitali “8 Shtatori” ku veçmë ka infrastrukturë spitalore ku ekziston PET qendër, i cili mund të plotësohet me qendër onkologjike dhe mjekësi nukleare” – deklaroi mjeku, Risto Simeonov.

Kuadri mjekësor me apel, duhet ti kushtohet vëmendje më e madhe rehabilitimit të pacientëve me post kovid pasoja. (Flutura Latifi,  TVM2)