Tirana pret vitin e ri (VIDEO)
Në këtë mënyrë e ka pritur Tirana vitin e ri 2015, në momentin kur ora ka shënuar 12 e natës...

Dëshira për të festuar në sheshin Skënderbej ka bërë që qindra qytetarë të sfidojnë temoperaturat nën zero gradë dhe të shkojnë në qendër të kryeqytetit shqiptar, aty ku atmosfera ishte më e ndezur se në asnjë vend tjetër.
Momentet e ndërrimit të viteve janë shoqëruar me spektakël fishekjarrësh, i cili gjithsesi nuk ishte në nivelin e një viti më parë. Megjithate kjo, nuk i ka penguar njerezit te urojne dhe te shpresojne se viti qe po u troket ne dere te jete me i begate dhe fatsjellës.
Ndërrimit të viteve i ka paraprirë edhe presidenti Bujar Nishani, i cili i ka uruar shqiptarët për sa më shumë begati për vitin 2015.
Trokitja e gotave dhe urimi për mbarësi dhe një vit të bardhë është mesazhi që ka mbizoteruar në tryezat e çdo qytetari, por edhe në urimet e shumta përmes mesazheve telefonike dhe kartolinave.
Vetëm një minutë pas mesnatës, është shënuar edhe lindja e parë në maternitetin e Tiranës. Foshnja është e gjinisë mashkullore dhe peshon 4 kilogramë e 150 gram. (Luljeta Ndoka, TVM2)
Atmosferë festive të vitit të ri 2015-të në Tiranë mund ta ndiqni në linkun në vijim: http://al.play.mrt.com.mk/play/47791/tirana-pret-vitin-e-ri
