Aleanca për shqiptarët me akuza dhe kërkesa për regjistrimin
Aleanca për Shqiptarët kërkon që të hiqen 132 mijë të imputuarit....

Aleanca për Shqiptarët kërkon që të hiqen 132 mijë të imputuarit që nuk janë regjistruar në terren, ndërsa për mërgimtarët të tregohet komuna ku banojnë.
Nga Aleanca për Shqiptarët gjithashtu akuzojnë Entin edhe për numrin total të popullsisë, duke thënë se nga rezultatet e publikuara janë rreth 400 mijë persona deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa në listën e votuesve të po të njëjtit vit, 2021, kemi 1.8 milion votues.
“Përfshirja e personave të imputuar pa përkatësi etnike dhe mos publikimi i vendbanimit të personave nga diaspora, kanë luajtur rol negativ në paraqitjen e përqindjes reale të bashkësive etnike në vend. Me këtë rrezikohen të drejtat kolektive që gëzonim deri tani. Në Kërçovë përqindja e shqiptarëve ka rënë nën 50% dhe me këtë rrezikohet përdorimi i flamurit kombëtar. Rezultatet e regjistrimit janë të manipuluara dhe këtë e dëshmojnë faktet e pakontestueshme për të cilat autoritetet do të duhet të japin sqarim” – tha Naim Bajrami nga Aleanca për shqiptarët.
