Rezultatet e para në Serbi, Vuçiç kryeson me mbi 70 përqind të votave
03.04.2022 23:23
Në Serbi u mbajtën zgjedhjet presidenciale....

Në Serbi u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe qytetarët zgjodhën udhëheqjen e re në 12 bashki lokale.
Mediat serbe raportojnë se për herë të para pas 20 vitesh, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk do të shpallë rezultatet preliminare pas mbylljes së vendvotimeve, e as nuk do të tregojë përqindjen e daljes.
Deri më tani raportohet se Aleksandër Vuçiç është duke udhëhequr me 70% të votave. Zdravko Ponos është në vend të dytë me një diferencë të madhe nga Vuçiç.
