Kosovë, 570 raste aktive, 1 humbje jete me COVID-19

03.04.2022 19:50

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës....

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 297 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.649 doza të vaksinës.

“Deri më sot 820.655 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.210 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.252 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 41 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.827. Në total numri i rasteve aktive është 570”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi të dielën se nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860.

Në total numri i rasteve aktive është 555.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.224 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.