Përfundoi karvani për vaksinim, priten rekomandime të reja nga KSI
Përfundoi karvani për vaksinim kundër "Covid-19" ....

Përfundoi karvani për vaksinim kundër "Covid-19" që u realizua gjatë dy javëve të kaluara.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se gati 41,2 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza, ndërsa vetëm shtatë për qind me dozën e tretë përforcuese, por me karvanin pritet që ai numër të rritet.
Karvani filloi më 21 mars nga Shuto Orizari dhe përfundoi në Strugë. Janë vizituar rreth 14 zona urbane dhe rurale në të gjithë vendin.
Qytetarët patën mundësinë të vaksinohen kundër Covid-19, por edhe të informohen për vaksinimin dhe përfitimet e tij.
“Covid 19”, një fatalitet dhe 196 infektime të reja
Ndërkohë gjate 24 orëve te fundit janë regjistruar 196 raste të reja me Covid-19. Janë bërë gjithsej 2067 teste, prej tyre 38 janë riinfeksione.
Është regjistruar edhe një fatalitet, ndërsa janë shëruar 23 pacientë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me “Covid 19” në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.670, numri i të shëruarve është 295.457, numri i të vdekurve është 9.228.
Numri i rasteve aktive për momentin është 1.985.
