Presidenti Ivanov në drekën tradicionale me pjesëtarët e ARM-së

01.01.2015 15:31

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov në ditën e parë të vitit, ka qëndruar pranë Ushtarëve të Armatës së Maqedonisë, në kazermën Ilinden, për tu uruar vitin e ri të gjithë ushtarëve dhe oficerëve të armatës...

Ai i ka falënderuar  ata për gjithçka që bëjnë për mbrojtjen dhe paqen në vend.

“Përmes tyre i dërgova urimet e mija deri tek të gjithë pjesëtarët e Armatës të cilët marrin pjesë në misionet paqësore në vendet tjera dhe për të cilët presim që të këthehen të gjithë shëndosh e mirë në shtëpi.  Shfrtytëzoj këtë rast të them se, dëshira e të gjithë ushtarëve dhe oficerëve është që këtë vit, Maqedonia të marrë atë që i takon, të jetë anëtare e NATO-s” – tha presidenti, Gjorge Ivanov.

Duke uruar që për të gjithë qytetarët ky vit të jetë i suksesshëm dhe me prosperitet, presidenti ivanov ka qëndruar edhe në drekën tradicionale të një majit me ushtarët dhe oficerët e ARM-së. (Mefail Ismaili, TVM2)