Qeveria dhe SAShK-u, sot diskutojnë për rritjen e pagave

04.04.2022 11:27

Qeveria dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës....

Qeveria dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot pasdite do të takohen  për të diskutuar për rritjen e pagës së mësimdhënësve.

Takimi vjen teksa SAShK këmbëngul në realizimin e grevës së paralajmëruar  në shkolla dhe çerdhe më 11 prill. 

Kërkesat e SAShK-ut janë rritja për 18.5% e pagave për mësimdhënësit dhe punonjëset në çerdhe duke nisur nga paga e marsit.

Por nga ekzekutivi janë arsyetuar se nuk mund të sigurojnë mjete financiare dhe se një rritje e tillë do të nxisë inflacion.