Polonia akuzon Gjermaninë: Po bllokoni sanksionet e reja ndaj Rusisë
04.04.2022 11:51
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki....

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, akuzoi Gjermaninë se është ajo bllokuesja kryesore e sanksioneve të reja të Bashkimit Europian ndaj Rusisë.
Gjatë një konference për shtyp, ku u pyet për fitoren e katërt të kryeministrit hungarez, Orban, kreu i qeverisë polake u shpreh se Hungaria është pro sanksioneve, ndërsa Gjermania po i pengon ato.
Gjermania edhe më herët deklaroi se nuk mund të ndërpriste totalisht importin e naftës dhe të gazit nga Rusia, duke qenë se vendi kishte një varësi të konsiderueshme nga këto produkte, që në të kundërt do të sillnin një krizë furnizimi dhe çmimesh.
