BE: Dënojmë ashpër mizoritë në Bucha, urgjentisht sanksione
Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër mizoritë e raportuara në Bucha....

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër mizoritë e raportuara në Bucha dhe po përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, pasi e ka parë këtë ngjarje si urgjente për të cilën duhet drejtësi.
Shefi i politikës së Jashtme të BE Jopsph Borrell, ka dhënë një deklaratë në emër të të gjithë Unionit, ku ka thënë se i dënon ashpër të gjitha mizoritë në Bucha
“E gjithë kjo ngjarje tregon fytyrën e vërtetë të luftës brutale dhe agresionit rus kundër Ukrainës dhe popullit të saj. Këto masakra do të futen në listën e mizorive të kryera në tokën evropiane. BE do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Ukrainën dhe do të avancojë, si çështje urgjente, punën për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë,” tha ai.
Borrell ka shprehur mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare mbi krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
