Osmani: Antarësimi në NATO-s, jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal
Me rastin е Ditës së NATO-s, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani....

Me rastin е Ditës së NATO-s, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fjalimin e tij në eventin e organizuar me këtë rast nga MPJ , e vlerësoi antarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike, si sukses historik dhe arritjen më të rëndësishme të politikës së jashtme.
Ai nënvizoi se anëtarësimi i vendit në Aleancë është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, sidomos në kontekst të sfidave aktuale dhe të sigurisë.
“Aleanca është mbështetës i orientimit euro-atlantik të rajonit tonë, e përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, me të cilin ka një histori të gjatë të bashkëpunimit dhe zbatimit të operacioneve, që e mundësuan paqen dhe stabilitetin. Situata e jashtëzakonshme në kontinentin evropian tregon se zgjerimi i BE-së është në radhë të parë politikë sigurie, prandaj, i bëjmë një tjetër thirrje të fortë Unionit për qasje proaktive dhe përshpejtim të proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë që është thelbësore për ruajtjen e sigurisë së Europës”, theksoi Osmani.
