Prokuroria Publike: Sanksione për të gjithë ata që miratojnë ose arsyetojnë krimet e luftës
Prokuroria Publike përkujton....

Prokuroria Publike përkujton se miratimi ose arsyetimi i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit ose krimeve të luftës , është vepër penale e paraparë me nenin 407-a të Kodit Penal.
“Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë intensive i përcjellin të gjitha deklaratat dhe komentet në mediat sociale në lidhje me ngjarjet në Ukrainë dhe në pajtim me kompetencat ligjore, do të ndërmarrin ndjekje penale kundër të gjithë kryerësve të cilët me publikimet e tyre do të kryejnë veprën penale të lartëpërmendur.
Apelojmë edhe te qytetarët të cilët do të vërejnë rastet e këtilla ti denoncojnë në e-mail: [email protected], për veprim të duhur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të RMV-së
Ata rikujtojnë se ligji parashikon se cdo person që përmes sistemit informativ në mënyrë publike e mohon, rëndë e minimizon, e miraton dhe i arsyeton veprat e këtilla do të dënohet me burg prej një deri më pesë vjet.
Nëse vepra është kryer me qëllim për nxitjen e urrejtjes, diskriminimit ose dhunës kundër ndonjë personi ose grup të personave për shkak të përkatësisë së tyre nacionale, etnike, racore, ose të përkatësisë religjoze, kryerësi do të dënohet me burg prej më së paku katër vjetëve.
Në nenin 404 të Kodi Penal, në mënyrë precize është cekur çfarë përmbledh nocioni krim i luftës kundër popullatës civile.
