BDI organizon zgjedhje brendapartiake në 11 degë

04.04.2022 13:31

Bashkimi Demokratik për Integrim...

Bashkimi Demokratik për Integrim organizon zgjedhjet brenda partiake në degët në Tetovë, Gostivar, Bogovinë, Vrapçisht, Zhelinë, Tearcë, Haraçinë, Çashkë, Studeniçan, Bërvenicë dhe Dollnen. 

Në të gjitha degët ka filluar procesi i anëtarësimit online dhe në secilin këshill vendor të degëve përkatëse, proces ky që pritet të përfundoj deri në Qershor.

“Sipas Statutit, anëtarësimi në Bashkimin Demokratik për Integrim është i lirë dhe vullnetar e BDI është e hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë proces zgjedhor aplikohet parimi i përcaktuar në statutin e miratuar në kongresin e fundit partiak, një anëtar një votë. Ky parim do të përcakton drejtuesit lokal të degëve të BDI-së të cilat janë në zgjedhje brenda partiake”, -  thuhet  mes tjerash në njoftimin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nga atje njoftojnë se antarësimi mund të bëhet online ose në këshillin vendor përkatës.