MPB: Nata e vitit të ri më e qetë se çdo natë tjetër

01.01.2015 15:36

Temperaturat e ulëta, 10 grade celsiu nën zero, sic duket kanë ndikaur që nata e Vitit të Ri të kalojë e qetë, pa viktima, pa incidente dhe aksidente serioze dhe pa prishje të rendit dhe qetësisë...

Ministria e Punëve të Brendëshme njofton se nata e Vitit të ri ka qenë më e qetë se cdo natë tjetër e rëndomtë.    

“Mund të konstatojmëse nata e Vitit të Ri kalo në atmosferë jashtëzakonisht të qetë. Praktikisht numrat flasin se gjatë natës së Vitit të Ri ka numër shumë më të vogël raportimesh krahasuar me cdo ditë tjetër të punës policore. Përkatësisht për 24 orë janë raportuar vetëm 6 ngjarje sigurie, prej të cilave vetëm 2 kanë të bëjnë me natën e Vitit të Ri dhe atë, njëri është sulm mbi kamarierin në një objekti hotelierik dhe thyerja e dy xhamave, ndërsa i dyti është zënkë fizike mes dy personave. Të dy rastet janë zbardhur dhe dokumentuar në tëresi” – tha ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska.

Edhe nga Qendra Kirurgjike e Emergjecave, Klinika Universitare dhe Toksikologjia thonë se nata e Vitit të Ri ka kaluar relativisht e qetë, pasi janë vizituar dhe shtrirë për kurim vetëm tre pacientë më lëndime të rënda. 

“Gjatë natës së Vitit të Ri në Qendrën Kirgjike të Emergejncave ishte relativisht qetë. Megjithatë u vizituan 56 pacientë. Prej tyre 15 pacientë ishin lënduar në fatkeqësi trafiku, 7 pacientë në sulm fizik dhe dy pacientë ishin rrëzuar nga moti ftohtë. Nga të gjithë pacientët pjesa më e madhe janë lëshuar në kurim shtëpiak, përvec tre pacientëve të cilët kishin lëndime më të rënda” – tha mjeku Andrea Gavrillovski.

Në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjikale gjatë mbrëmjes janë pranuar 52 pacientë. Nëntë prej tyre kanë pësuar në rrahje, tre në aksidente trafiku, tre janë plagosur me fishekzjarrë dhe dy persona janë pranuar me abdomen akut.

Ndihmë në toksikologji kanë kërkuar 32 persona, kryesisht me helmim nga alkooli, pjesa më e madhe vajza nga mosha 14-21 vjeç. (Shpëtim Nuredini, TVM2)