Botë
Vuçiq fiton garën për president të Serbisë, partia e tij fiton zgejdhjet parlamentare
04.04.2022 14:32
Presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka fituar edhe një mandate presidencial në zgjedhjet e së dieles...

Presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka fituar edhe një mandate presidencial në zgjedhjet e së dieles, edhe atë që në rreth të aprë. Poashtu Partia Përparimtare Sebe është fituese e zgjedhjeve parlametare. Komisioni i zgejdhjeve në Serbi ka bërë të ditur se Buçiq ka fituar rreth 59,5%, ndërsa I dyti është rradhitur kandidati i opozitës Zravko Ponosh me 17,5%. Nga ana tjetër partia Përparimtare Serbe ka fituar 43,4%, apo rreth 123 vende deputetësh nga 250 deputet sa numron parlamenti serb.
Vuçiq duke shpallur fitoren tha se kriza në Ukrainë ka ndikuar që rezultatin e zgjedhjeve. Por vuçiq tha se nuk do të formoj qeverinë me ato parti që kanë zhvilluar fushatë bazuar në qëndrimet e popullit. Sipas kësaj deklarate partneri shumvjeçar i koalicionit Partia Socialiste e Serbisë e cila ka marr 11,7% të votave rrezikon të mbetet jashtë kualicionit pasi kryetari i sajë Ivica Daçiq, ka shprehur mbështetje të hapur për intervenimin e Rusisë në Ukrainë.
“Ndikimi i krizës së Ukrainës ishte I madh dhe sipas rezultatevetë zgejdhjeve Serbia në mënyrë dramatike po lëvizë nga e djathta, ndërsa Partia Përparimtare Sebe ka diçka më pak vota. Por do të mbajmë llogari kur të formohet qeveria. Nuk do ta formojmë me ata që me anë të animit ndikuan te përcaktimi I popullit. Serbia patjetër duhet të përcaktohet se si do të shkojë drejtë ardhmërisë nap resin kohëra të vështira.”, tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
Kualicioni opozitarë “Të bashkuar për fitore” që ka fituar rreth 13% të votave në zgjedhjet parlamentare ka pranuar humbjen. Por derisa zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi nuk sollën ndonjë ndryshim, drama u zhvillua në zgjedhjet për qeverisjen e Beogradit, ku lista e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka fituar 38.4% të votave, ndërsa themeluesi i Partisë së Re opozitare, Zoran Zhivkoviq ka thënë se epozita është fituese në kryeqendrën serbe.
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginë së Preshevës i udhëhequr nga Shaip Kamberit ka fituar marrë 0.28% të votave dhe besohet se ka siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë, nga tre sa kishin në përbërjen e kaluar. Besohet se humbja e dy mandateve është pasojë e garimit të partive shqiptare të ndara në dy blloqe.
Zgjedhjet parlamentare të serbisë për here të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk u lejua të mbahen në komunat me shumicë serbe në Kosovë, prandaj ata që dëshiruan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës udhëtuan drejt Serbisë.
GYLTENE SINANI
