MPPS, edhe në rast greve, çerdhet do të punojnë

04.04.2022 14:55

Ministrja e Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska....

Ministrja e Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska shpreson në arritjen e marrëveshjes mes Qeverisë dhe SAShK-ut, por ajo siguroi se çerdhet do të punojnë pavarësisht grevës së paralajmëruar.

Trençevska tha se në rast të grevës komunat janë të obliguara të gjejnë kuadër zëvendësues që fëmijët të kenë kujdesin e duhur.

“Shpresoj se do të ketë marrëveshje deri me 11 prill, megjithatë edhe në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Fëmijëve, Çerdhet duhet të kujdesen për fëmijët që kanë ardhur këtu. Komuna është e obliguar, drejtorët e çerdheve për fëmijë duhet të drejtohen tek komunat, që të gjithë ata që do të jenë në grevë, të zëvendësohen me kuadër. Çerdhja duhet të punojë, është e drejtë legjitime që të mbahet grevë, por obligim edhe me ligj edhe me Kushtetutë është që fëmijët të kenë kujdesie” – tha Jovana Trençevska nga MPPS.

Nga ana tjetër Sindikati i Pavarur për Arsim shkencë dhe kulturë ka bërë të ditur se sonte vazhdojnë bisediimet me qeverinë, por nëse nuk pranohen kërkesa e tyre për rritje pagash për 18,5 %, përkatësisht harmonizimin e pagave me pagën minimale, më 11 prill do të organizohet grevë në çerdhet dhe shkollat e vendit.

Nga Qeveria thonë se e mbështesin dialogun social por rritja e pagave mvaret nga mundësitë buxhetore të dëmtuara nga kriza ekonomike. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)