Maqedoni

Fetai: Delegimi i Arifit për ambasadore fyerje e BE-së

04.04.2022 15:11

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën për propozim emërimet e fundit për ambasador, mes të cilëve është Teuta Arifi për në Bruksel...

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën për propozim emërimet e fundit për ambasador, mes të cilëve është Teuta Arifi për në Bruksel. Sipas ASH-së delegimi i Arifit për ambasadore në Bruksel, paraqet edhe fyerje për vet BE, duke marrë parasysh dështimet e saja në postet e mëparshme. 
 
“Ndaj Teuta Arifit janë ngritur dy padi penale për vepra korruptive. Ajo ka rregulluar privatizimin e 70 mijë metrave katror të fabrikës Sig Jelak në qendër të Tetovës, për ti mundësuar oligarkut pro-rus, ish-ministrit të Radovan Karaxhiçit, Daka Davidoviç që të fitojë 200 milion euro në një operacion patundshmërie. Arifi vet e ka pranuar se ka nënshkruar mbi 800 kontrata fiktive për të shpërblyer aktivist partiak.”, tha Arben Fetai nga ASH.
 
Ndërkojë i pyetur për atë se a duhet të vazhdoj mekanizmi i balancerit gjatë punësimeve, tani pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit, Fetai tha se balanceri ka qenë një sistem abuzues dhe si i tillë duhet të rishikohet në tërësi. Nga ASH gjithashtu kundërshtojnë 132 mijë personat e përfsirë në regjistrim në bazë të të dhënave të siguruara nga institucionet. 
 
ERSAN PAJAZITI