Maqedoni
RMV, shënohet 73 vjetori i themelimit të NATO-s
04.04.2022 15:22
NATO shënoi 73 vjetorin e themelimit, ndërsa nuk munguan aktivitetet edhe në Maqedoninë e Veriut...

NATO shënoi 73 vjetorin e themelimit, ndërsa nuk munguan aktivitetet edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi vendi prej 2 vitesh është anëtare në këtë organizatë të sigurisë dhe mbrojtjes. Me këtë rast, kryeministri Kovaçevki tha se rëndësinë e të qenurit anëtar i paktit veri-atlantik, e shpalosi koha e krizave të sotme. Potencoi nevojën e plotësimit edhe të stratgjisë së dytë shtetërore, atë të integrimit në BE.
“Procesi i integrimit të RMV-së në NATO ishte i gjatë por tani në kohë krizash me përmasa të këtilla, e shohim sa sa është me rëndësi të të garantohet siguria nga një aleancë më e fuqishme e mbrojtjes dhe sigurisë. Jemi pjesë e proceseve globale dhe së bashku me aleatët tanë, do t'i këndërvihemi kërcënimeve konvencionale dhe hibiride për sigurnë e paqes në botë… Vazhdojmë me stategjiën e dytë, integirmin në BE. Proceset eurointegruese duhet të fillojnë pa u shtyrë asnjë ditë.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në përvjetorin e NATO-s foli edhe ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. U zotua se dikasteri i saj vazhdon t’i plotësojë edhe kërkesat tjera të afatizuara nga pakti veriatlantik.
“Jemi të përkushtuar që ta plotësojë edhe kriteriumin e dytë. Deri në vitit 2024 të ndajmë 2 përqindshin e Bruto Prodhimit të Brendshëm për mbrojtjen dhe armatën.”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.
Nevojën e përshpejtimit të procesit euro-integrues e theksoi edhe kryetati i këshillit Veri-Atlantik në Shkup, Ismet Ramadani, njëherit edhe organziues i tribunës.
“Në këtë kohë të vështirë me kriza ekonomike, të sigurisë dhe politike, të bjëmë një angazhim plus, të gjithë së bashku, me interes të përbashkët që sa më herët të fillojnë bisedimet me BE dhe në mënyrë sa më dinamike të bëhemi anëtare e BE-së.”, tha Ismet Ramadani, kryetar i këshillit Veri-Atlantik.
Dita e NATO-s u shënua edhe me pritje të ambasadorëve dhe politikanëve në MPJ. Shefi i diplomacisë Bujar Osmani me këtë rast tha se situata e sigurisë dhe ajo gjeopolitike në kontinentin evropian përkeqësohet vazhdimisht për shkak të invazionit rus dhe pasojat në rajon janë të pashmangshme. Kjo gjendje e re sipas Osmanit duhet ta shtyjë BE-në të mendoj më seriozisht për fatin e rajonit tonë.
“Ballkani Perendimor tashmë është zonë ku po zhvillohen lojëra dhe manovra gjeopolitike, prandaj Ballkanit i nevojitet mbështjetje e qartë dhe e shpejtë nga bota demokratike .Pikërisht tani BE duhet t’Iinjeh dhe pranojë përpjekjet konzistente që i bëjnë RMV dhe Shqipëria.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
RMV me anëtarsimin e saj në NATO dëshmoi fuqinë dhe rolin e saj në gjeopolitikën ndërkomëbtare dhe peshën në fuqizimin e aleancës, tha ambabasadorja e SHBA-ve Kejt Meri Bërns.
“Me anëtarsimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, aleanca vetëm se është bërë më e fuqishme. Tash kur Rusia në mënyrë të padrejtë e dëmton sigurinë në rajon, e shohim rëndësinë e partneritetit me RMV-në.”, tha Kejt Meri Bërns, ambasadarore e SHBA-ve në RMV.
Pakti Veriatlantik bën çmos për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, tpotencuan në video-paraqitje përfaqësuesit e diplomacisë publike nga selia e NATO-s në Bruksel.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
