Maqedoni

Avokati i Popullit, Ziberi: S’gjejmë kuadro shkaku i pagave të ulëta

04.04.2022 15:37

Institucioni Avokati i Popullit ka nevojë për punësime te reja si për plotësimin e detyrave të punës...

Institucioni Avokati i Popullit ka nevojë për punësime te reja si për plotësimin e detyrave të punës poashtu edhe për plotësimin e detyrimeve ligjore veçanërisht, për zbatimin e plotë të dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Për shkak të pagave relativisht të ulëta AP nuk mund të sigurojë disa profile specifike, si psh. këshilltar shtetëror për parandalimin e torturës dhe trajtimeve ose ndëshkimeve të tjera mizore dhe çnjerëzore prandaj, me sistematizimin e ri kërkon që për këtë pozitë të mundësohen edhe profile të tjera.
 
Avokati i popullit Naser Zyberi thotë se për rritjen e pagave në institucionin që drejton nuk ka gjetur përkrahjen e Qeverisë. Pr/Rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës te Avokati i Popullit para deputetëve. 
 
“Ne kemi problem serioz me punësimin në institucion për shkak të të ardhurave tejet dëshpëruese të të punësuarve në institucionin Avokati i Popullit, çështje për të cilin unë kam folur shpesh por, për fat të keq s’kemi gjetë gjuhë të përbashkët me Qeverinë. Për këtë arsye kërkojmë që të ndryshohet kualifikimi ‘shkenca mjeksore’ pasi s’ka gjasa të bëjmë punësim nga ajo sferë.”, tha Avokati i Popullit, Naser Zyberi.
 
Eftimov: S’keni krah Qeverinë se jeni kritik 
 
Sipas opozitës maqedonase, refuzimi i Qeverisë për të rritur kapacitetet e AP dhe pagat e të punësuarve ndodh për shkak se ky institucion i nxjerr në shesh të metat e pushtetit.
 
“Këtë përkrahje nuk e keni pasi një nga raportet vjetore më relevante ku vlerësohet gjendja në të gjitha institucionet shtetërore dhe në jetën shoqërore është raporti i AP. Pushteti ekzekutiv atë e ndjen si kritikë prandaj s’keni përkrahje për punësime dhe plotësimin e këtyre vendeve të punës. Pasi, po të keni punësime do të keni resurse shtesë që t’u futeni në të gjitha procedurat dhe kjo nuk i përshtatet pushtetit ekzekutiv.”, tha Deanço Eftimov nga VMRO-DPMNE.
 
Depuetët në Komisionin për Sistem Politik kërkuan sqarime shtesë nga AP për pr/Rregulloren për ndryshimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Shërbimin Profesional prandaj Ziberi e tërhoqi propozimin për ta korrigjuar. 
 
SHPËTIM NUREDINI