Bogov: Borxhet nuk rrezikojnë rezervat devizore

01.01.2015 15:41

Investimet, shpenzimet personale dhe eksporti do të jenë gjeneratorët e rritjes ekonomike të projektuara prej 4.1%, për këtë vit....

Negativisht në këto projektime mund të ndikojë përkeqësimi i  mundshëm i situatës ekonomike në eurozonë, e cila paraqet tregun më të madh të eksportit vendas, thotë guvernatori Bogov.

“Lokomotiva e ekonomisë për këtë vit pritet të jenë investimet, ndërsa kontribut pak më të vogël do të kenë shpenzimet personale dhe eksporti” – tha guvernatori i BPM, Dimitar Bogov.

Sipas, guvernatorit Bogov, këstet e borxheve që sivjet duhet të fillojë të paguaj Maqedonia nuk do të cregullojën rezervat devizore.

“Në qershor të 2014 u lëshua bonoja në euro me të cilën rezervat devizore u rritën mjaft dhe kjo shumë e siguruar do të shërbejë për ato obligime që do të mbërijnë” sqaron Bogov.   

“Rezervat devizore janë diku rreth dy miliardë e katërqind milionë euro. Nuk presim ndryshime të rëndësishme deri në fund të vitit dhe ato pagesa të planifikuara për vitin 2015, gjithsesi se janë përllogaritur dhe nuk do të krijojnë cregullimi domethënëse të rezervave devizore” – tha guvernatori i BPM, Dimitar Bogov.

Gjatë vitit 2015 Bogov paralajmëron se do të kalojë edhe ndryshimi kushtetues që Banka Popullore e Maqedonisë të riemërtohet si Banka e Maqedonisë, ndërsa do të shtypen edhe banknotat e para në vlerë 200 dhe 2000 denarë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)