Botë
Zonat rreth Kievit, gjenden 410 civil të vrarë nga ushtria ruse
04.04.2022 15:59
410 trupa të civilëve të vrarë janë gjetur në disa zona përrth Kievit...

410 trupa të civilëve të vrarë janë gjetur në disa zona përrth Kievit. Krimet janë kryer nga ushtria Ruse pasi është larguar nga këto zona. Varret masive janë gjetur në një fshat në afërsi të qytetit Bucha, ku zbulimi i shumë civilëve të vdekur ka tronditur botën duke akuzuar Rusinë për krime lufte. Dëshmitarët tregojnë trishtimin.
“Nuk kam parë me sy se si i vranë këta njerëaz, ajo që pash ishte se si ata u përzunë. Pashë se si i ndaloni njerëzit dhe i mbanin me duar lidhur, gjuanin me raketa por nuk di në çfar godisnin.”, tha një dëshmitar.
“Të gjithë njerëzit që shkuan nga kjo zonë u vranë, kasha frikë të dal jasht sepse nëse të shihnin në rrugë të qëllonin.”, u shpreh një dëshmitar.
“Gjërat që po i shohim tani në Irpin dhe Buça, këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat. Ky është një realitet i tmerrshëm kur shohim civilë me duar të lidhura pas shpine. Unë nuk kuptoj asnjë person që mund ta bëjë këtë, por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës.”, tha Vitalij Kliçko, krzetar i Kievit.
Përendimi kërkon forcim të sanksioneve ndaj Rusisë dhe e akuzon atë për krime lufte. Kryeministri Polak Moravjecki kërkon hetim ndërkombëtarë për gjenocid, ndërsa kryetari Zelenski bën thirrje për të daluar krimet e luftës.
“Është koha të bëjmë gjithçka që mundemi dhe tu përgjigjemi krimeve që i bën ushtria ruse, me qëllim që të jëtë kjo masakra e fundit që ndodh në vend.”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.
Rusia mohon të ketë kryer sulme ndaj civilve dhe pretendon se pas këtyre sulmeve qëndrojnë radikalët ukrainas dhe nacionalistët. Ndërkohë ministria ruse e mrbrojtjes thotë se forcat ajrore ruse kanë goditur 14 baza ushtarake të Ukrainës.
“Forcat e armatosura të federatës ruse vazhdojnë në bombardojnë objekte ushtarake.”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes-rusi.
Ushtria ruse thot se kanë goditur 390 fluturake pa pilot, 211 raketahedhës, rreth 200 tanke dhe automjete tjera ushtarake.
FARIJE DAUTI BAKIU
