Maqedoni
Dimitrov: Takimi i komisionit historik ftohu entuziazmin
04.04.2022 16:17
Takimi i komisionit historik maqedono-bullgare, nuk ka rezultuar me ndonjë përparim të madh...

Takimi i komisionit historik maqedono-bullgare, nuk ka rezultuar me ndonjë përparim të madh. Kështu ka thënë bashkëkryetar i Komisionit për Çështje Historike, Angel Dimitrov. Sipas tij takimi i fundit ka ftohur disi entuziazmin. Dimitrov tha se ishte një qëndrim i përbashkët që arritën pas disa viteve të vështira. Në një rekomandim se si të përshkruhet koha e Car Samuelit dhe atdheu i tij në tekstet shkollore maqedonase, përkatësisht tekstet duhet të harmonizohen me qëndrimin dominues me historinë botërore për mesjetën, që sipas tij përputhet me atë bullgare. Dallimet erdhën në shprehje sidomos për Arqipeshvinë e Ohrit.
“Në ditën e parë të takimit arritëm një marrëveshje për bogomilizmin, i cili nuk është një problem aq i madh sa i përket dallimeve mes dy vendeve. Por, në ditën e dytë kur duhej të diskutonim për temën thelbësore - çështjen e rëndësishme për Arqipeshkvinë e Ohrit, iu kthyem forcimit të pozitës nga kolegët tanë. Ka dokumente jashtëzakonisht të rëndësishme për Kryepeshkopatën e Ohrit që shpjegojnë se si dhe pse duhet të organizohet ky institucion kishtar. Dhe këtu filloi rikthimi në një praktikë jo fort të mirë nga kolegët tanë.”, tha Angel Dimitrov, bashkëkryetar i komisionit për çështje historike.
Kovaçevski: Nuk kanë arritur propozime nga komisioni
Deri sa historianë bullgarë thonë se nuk ka përparim në komisionin historik mes Sofjes dhe Shkupit, Kryeministri Kovaçevski thotë se në rastë se antarët kanë arritur ndonjë kompromis atë duhet t’u a kumtojn Qeverive e më pas të diskutohet.
“Kur do të kenë njohuri ose qëndrime atëherë ata duhet të dalin bashkarisht ta kumtojn dhe ta dërgojn te Qveritë. Dëri në këtë moment deri të dyja Qveritë nuk ka arritur as një propozime nga ana e Komisionit të përbashkët për çështje Historike.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Komisioni për momentin punon në dy tema, e para ka të bëj me shënimin e personaliteteve dhe dative historike ndërsa tjetra është për përdorimi i tyre në librat histrik.
SANIJE DURAKU
