Ekonomi
KRRE, ulet çmimi i derivateve të naftës
04.04.2022 16:36
Komisioni Rregullator i Energjetikës në mbledhjen e sotme vendosi për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë...

Komisioni Rregullator i Energjetikës në mbledhjen e sotme vendosi për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,50% në raport me vendimin e nji prillit.
Sipas këtij vendimi çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT do të ulet për 1,50 denarë për litër.
Çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri, ulet për 1,00 denarët. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,976 denarë kilogrami. Ulja e çmimit të derivative do të hyjë në fuqi nga mesnata.
