Protesta e organziatave të shoqërisë civile për parandalimin e HIV-it

04.04.2022 16:48

Organizatat e shoqërisë civile....

Organizatat e shoqërisë civile që punojnë për parandalimin e HIV-it në vend zhvilluan një protestë para qeverisë, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të uljes me 40 për qind të buxhetit për parandalimin e HIV-it të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata së bashku kërkuan që të mos kursehet shëndeti i njerëzve, por të futet politika serioze fiskale dhe një taksë progresive në vend, në vend që të sulmohet shëndeti i kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.

Sot jemi këtu për t'i thënë JO me zë të lartë JO kursimeve për shëndetin e njeriut. Kërkojmë rritje të investimeve në shëndetësi dhe shëndet publik, kërkojmë politika serioze fiskale për tejkalimin e krizave aktuale dhe jo shkurtime në shëndetësi” – tha Hajdi Shterjova Simonoviç nga Platforma për parandalimin e HIV-it.

“Duhet ndërhyrje urgjente për këtë vendim sepse pacientët janë këtu. Ata ngrenë zërin që të mos ketë pacientë të rinj. Nëse për neve me mantila të bardhë, vetë pacientët na thonë se parandalimi është më i rëndësishmi, atëherë ne si mjekë nuk duhet t'i lejojmë vetes luksin të mos i dëgjojmë dhe të reagojmë profesionalisht ndaj shkurtimeve buxhetore” – u shpreh Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq.

Protestuesit gjithashtu kërkruan që të gjitha programet e tjera të parandalimit dhe trajtimit të buxhetohen në mënyrë adekuate, veçanërisht me fokus në shëndetin riprodhues të grave, shëndetin e nënave dhe fëmijëve, dhe gratë rome që janë grupet më të rrezikuara nga HIV. (Sedat Selimi, TVM2)