Maqedoni

Petrovska: Me antarësimin në NATO kemi përfituar sigurinë

04.04.2022 16:55

Përfitimi më i madh nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është siguria që ndiejnë sot qytetarët e vendit...

Përfitimi më i madh nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është siguria që ndiejnë sot qytetarët e vendit. Kështu vlersoi ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska për TVM në shënimin e përvjetorit të themelimit të NATO-s. 
 
“Synimi strategjik për anëtarësim në NATO është përmbushur, qytetarët tashmë i ndjejnë përfitimet  e saj. Këtë e vërtetojnë zhvillimet e fundit në evropë nga pikëpamja e sigurisë. Ajo që po ndodh në Ukrainë, të cilën ne e kemi dënuar ashpër edhe si vend por edhe si pjesë e aleancës së NATO-s, tregon në fakt se paqja nuk na është dhënë njëherë e përgjithmonë dhe se nuk jemi të garantuar, por është diçka që duhet të kultivohet dhe të punojmë vazhdimisht për të. Përfitimi më i madh është siguria që ndiejnë sot qytetarët e vendit tonë, ata mund të zgjohen të qetë dhe të dinë se janë pjesë e një familjeje të madhe që është në radhë të parë një aleancë e sigurisë politike dhe ushtarake”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
 
Antarsimi në NATO do të thotë edhe më shumë investime të huaja pasiqë ata veç infrastrukturës ligjore kërkojnë edhe siguri thotë Petrovska. 
 
“Kur dëshiron të tërheqësh investime të huaja ka dy faktorë dhe ai është legjislacioni i brendshëm i cili natyrisht duhet të jetë i favorshëm dhe duhet të tërheqë investime të huaja por ajo që investitorët i kushtojnë vëmendje të veçantë është siguria e shtetit”, theksoi Petrovska.
 
RMV është një partner i barabartë në marrjen e vendimeve, në aleancën e NATO-s thotë Petrovska. Ajo që bashkon të gjithë në angazhimet për vendimmarrje sipas saj është se vendimmarrjet bazohen në parimet dhe besnikërinë e aleancës së NATO-s. 
 
NAIM RAMADANI