Maqedoni
Kovaçevski, masat e qeverisë po japin rezultate
04.04.2022 17:16
400 milion eurot e masave antikriz po japin efektet e saja, duke bër Maqedoninë e Veriut...

400 milion eurot e masave antikriz po japin efektet e saja, duke bër Maqedoninë e Veriut vendin me çmimet më të ulëta në rajon për ushqim dhe derivate të naftës vlerëson kryeminsitri Kovaçevski. Qeveria po kudjeset për subvencionimin e pagës minimale, rritjen e pensioneve dhe standardin e qytetarëve, ndërsa do të kujdeset edhe për kompanit që të kenë zhvillimin e tyre thotë Kovacevski.
“Të gjitha krahasimet që bëhen në rajon për cmimet e ushqimeve dhe derivateve mund të shihni se masat kanë qenë efektive. 80 mijë të punësuar do të marrin pagë 18 mijë denarëshe. Në kohë kur cmimet e derivateve në berzat botërore rriten vazhdimisht , ne si qeveri ulëm akcizat duke bër që qytetarët dhe kompanit të paguajnë cmime më të lira të derivateve. Gjithashtu me ministrinë e ekonomisë vendosëm dhe masën për marzhën e fitimit me qëllim uljen e shoenzimeve të qytetarëve në këto koh krize ku norma e inflacionit është e lartë në gjitha shtetet”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Bytiqi, vendi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore
Zv Kryeministri Fatmir Bytyqi ka siguruar qytetarët se rezerva ushqimore në vend ka dhe se qeveria po bën përpjekjet maksimale për të evituar keqpërdorimet në treg nga siç tha ai kompani të papërgjegjshme të cilat mundohen të përfitojnë nga kriza. Bytyqi potencon se inspktorët vazhdojnë të përcjellin situatën në teren.
“Mendoj se shteti ka ndërmmar të gjitha mekanizmat ku mund të ndërhyj. Për fat të keq ne cdo gjë që ndërrmarim e bëjm për të lehtësuar dhe përmirsuar gjendjen por nga ana tjeter ka ndërmmarje të papërgjegjshme. Nëse kanë mall në rezerva dhe nuk lëshojnë në qarkullim ne do të inspektojmë cdo informacion që ne marrim. në këtë moment ku përballemi me këtë krizë , qytetarëve duhet ta dijnë se ushqim ka për të gjithë por njëkohësisht duhet kudjesemi që të kontrollojmë cmimet”, theksoi zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.
Një nga masat e qeverisë është edhe subvencionimi i cmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Qeveria ka ndarë 130 milion euro për likuidimin e kompanive energjetike.
GAZMEND REXHEPI
