Botë

Biden: Putin është kriminel lufte

04.04.2022 17:44

Presidenti amerikan Xho Bajden i ka quajtur kriminel lufte presidentin rus Vlladimir Putin...

Presidenti amerikan Xho Bajden i ka quajtur kriminel lufte presidentin rus Vlladimir Putin pas publikimit të vrasjes së civilëve në Buça të Ukrainës.
 
“Ndoshta kujtoheni se isha kritikuar sepse e quajta putinin kriminel lufte. Por e vërteta është se e patë çka ndodhi në Buça. Kjo ia garanton ai është kriminel lufte. Por ne patjetër ti mbledhim informacionet. Patjetër të vazhdojmë ti japim Ukrainës armët që i duhen, që ta vazhdojë luftën dhe patjetër ti sigurojmë të gjitha detajet që të mundet kjo të ejtë e vërtetë, të ketë gjykim për krime lufte. Ky njeri është brutal dhe ajo që po ndodh në Buça është turp që e pane të gjith.”, u ka thënë presidenti amerikan Bajden gazetarëve në Uahsington.
 
Bajden njëherit paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë. Edhe Presidenti i Francës, Emanuel Makron tha se ajo që ka ndodhur në Buça duhet të jetë bazë për sanksione të reja ndaj Rusisë.