Botë
Shqipëri: Asnjë humbje jete dhe 43 të infektuar në 24 orët e fundit
04.04.2022 18:56
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 43 raste të infektimit me COVID...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 43 raste të infektimit me COVID, dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 833 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki: 30 në Tiranë, 5 në Lushnje, 2 në Gramsh, nga 1 qytetar në Sarandë, Delvinë, Fier, Kavajë, Kamëz, Tropojë.
Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,924 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel
