Proces të ri për tre gazetarë në Egjipt
01.01.2015 15:52
Pas një dëgjimi disa minutësh, një gjykatë e lartë në Egjipt ka urdhëruar proces të ri për tre gazetarët e kompanisë, Al-Jazeera, që ishin dënuar në vitin 2013, për akuza se e kishin ndihmuar Vëllazërinë Myslimane të ish presidentit Muhamed Morsi....

Gazetarët Peter Greste, Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed, ishin dënuar dënuar prej 7 e deri në 10 vjet burg.
Avokati i tyre ka thënë se procesi i ri duhet të filloj brenda një muaji dhe shpreson se kjo ngjarje do të ketë “përfundim të mirë”.
