Hungari, furgoni përplaset me trenin, ka viktima

05.04.2022 11:03

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën...

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në një aksident në Hungari kur një furgon u përplas me një tren udhëtarësh në Mindszent.

8 persona janë nxjerrë nga treni nga zjarrfikësit. Aksidenti ndodhi pak para orës 7 në një vendkalim hekurudhor në qendër të qytetit, pasi një furgon u përplas me trenin që doli nga  shinat.

Policia mbylli rrugën për të ndihmuar përpjekjet e inspektimit dhe shpëtimit.

Kompania kombëtare hekurudhore MAV tha se treni kishte 22 pasagjerë, dy prej të cilëve pësuan lëndime të rënda, ndërsa tetë u plagosën lehtë.

Sipas MAV, dritat e hekurudhës funksiononin siç duhet dhe furgoni kishte ecur përpara trenit, kur drita ishte e kuqe.