Departamenti i shtetit: Përparësi paqes e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Është koha për t'i dhënë përparësi paqes....

Është koha për t'i dhënë përparësi paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, deklaruan për Zërin e Amerikës nga Departamenti i Shtetit.
Të pyetur nëse ekziston rreziku që Ballkani Perëndimor të shndërrohej në një rajon destabiliteti për shkak të agjentëve ruse, DASH thotë se përpjekjet e Rusisë për të nxitur grindjet politike nuk janë të reja.
"Tani është koha për t'i dhënë përparësi paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor," thonë nga Departamentit amerikan i Shtetit.
Kryeministri bullgar Kiril Petkov paralajmëroi pak ditë më parë se Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare po heton spiunët që punojnë kundër mirëkuptimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe kundër të ardhmes europiane të Ballkanit Perëndimor.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara presin që vetoja bullgare të hiqet deri në fund të presidencës franceze me BE-në dhe të arrihet një marrëveshje midis Shkupit dhe Sofjes, nga Departamenti i Shtetit thonë se vazhdojnë t’i mbështesin aspiratat për BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpresin përpjekjet e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të zgjidhur këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara mirëpritën javën e kaluar dëbimin e inteligjencës ruse nga aleatët në Evropë dhe në botë. Edhe nga RMV u dëbuan 5 punonjës të ambasadës ruse në Shkup.
