Takimi SASHK-Qeveri

05.04.2022 10:21

As në takimin e mbrëmshëm nuk pati dakordim....

As në takimin e mbrëmshëm nuk pati dakordim mes  SASHK-ut dhe qeverisë rreth  kërkesave sindikaliste për rritjen e  pagave.

Nga SASHK thonë se Qeveria nuk e merr seriozisht paralajmërimin për grevë të hënën e ardhshme. 

“Për fat të keq nuk kemi zgjidhje afat shkurtër me të cilën menjëherë do të rriteshin rrogat për 18%  në sektorët që ne i përfaqësojmë. Për fat të keq kurrfarë përqindjesh apo numrash nuk u prezentuan në takim. Nga njëra anë dalim të dëshpruar se nuk kemi çfar t’i themi opinionit e as anëtarësisë. Është e dukshme se nuk po kuptohet seriozisht se do të ketë grevë më 11 prill, që do të kishte pasoja për të gjithë”, deklaroi pas takimit kryetati i SASHK-ut,  Jakim Nedellkov.