OKB: Kosova në prill në agjendë në Këshillin e Sigurisë

05.04.2022 10:44

Lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimin....

Lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimin për acarimin e mundshëm të tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Vendet e BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të destabilizojë Kosovën.

Si kushte për garantimin e paqes dhe sigurisë, Kosova ka kërkuar të bëhet anëtare e NATO-s.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë për Kosovën  më 20 prill. Në seancë pritet të marrin pjesë si Serbia ashtu dhe Kosova.

Shqipëria është që prej janarit 2022 anëtare e Këshillit e Sigurimit,  dhe Kosova është për të një nga çështjet me interes të veçantë.

Takimi i fundit i Këshillit është mbajtur në tetor 2021, gjashtë muaj më parë por që atëherë,  nuk ka pasur ndryshime të mëdha në raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Synimi kryesor i OKB në Kosovë është ruajtja e stabilitetit. 

Mungesa e suksesit në bisedimet Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuara nga BE, mund të bëjë që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të kërkojnë nga të dy palët të rifillojnë bisedimet diplomatike dhe të japin një deklaratë ku të thonë se nuk do të përdorin dhunën kundër njeri – tjetrit.