Ukrainë, rikthehen sirenat, sulmohet spitali në Mykolaiv
Frika për sigurinë edhe në vend....

Frika për sigurinë edhe në vend e të tjera të botës nuk është e kotë.
Teksa ende bota nuk e ka marrë veten nga pamjet e tmershme të ukrainasve të vrarë në masakrën në Bucha, që qëndronin prej javësh në rrugë, sirenat e alarmit janë rikthyer sërisht në Ukrainë ku ofensiva ruse ka hyrë në ditën e 41-të me bmabrdime të pandërprera në të gjitha qytetet.
Sirenat janë dëgjuar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në Kiev, Odesa, Kharkivi, Lviv, Mykolaiv, Donetsk e Zaporizhzhia.
Bombat ruse kanë goditur një spital pediatrik në zonën e Mykolaivit si dhe disa ndërtesa civilësh.
Nga sulmet raportohet të ketë dhjetëra viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, por ende nuk është i qartë bilanci i fataliteteve.
Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e sheh të pamundur një takim ‘ballë për ballë’ me homologun rus, Vladimir Putin. Në lidhje me masakrën në Bucha, Zelensky tha se Ukraina do të kërkojë prova të krimeve të luftës me të cilat duhet të merren vendet e tjera dhe se shprehja “de-nazifikim”, vlen më shumë për Rusinë sesa për vendin e tij.
