Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, BE mund të miratojë sanksione të reja
05.04.2022 11:55
Ministri francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune....

Ministri francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune, ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian me shumë mundësi mund të miratojë të mërkurën sanksione të reja kundër Rusisë.
Ai përmendi në deklaratën e tij se këto sanksione do të ndikojnë në importet e gazit dhe qymyrit nga Rusia.Rusia mohoi çdo akuzë në lidhje me vrasjen e civilëve, përfshirë ata në Bucha.
I dërguari rus në Kombet e Bashkuara Vasily Nebenzya, thotë se Rusia do të paraqesë “prova empirike” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën që tregojnë se forcat e saj nuk ishin të përfshira në mizori.
