Raporti i ISHP-së, situata me “Covid 19”, infektimet shënojnë rënie të vazhdueshme
Sipas raportit të fundit të ISHP-së...

Sipas raportit të fundit të ISHP-së, për periudhën 28 mars deri më 3 prill 2022, bëhet e ditur se vazhdon ulja e numrit të të infektuarve, të shtruarve dhe fataliteteve nga Covid-19.
Janë testuar 14873 materiale dhe janë regjistruar 1602 raste të reja pozitive në 30 qytete të vendit, që është një rënie prej 5.4% krahasuar me javën e kaluar.
Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 4.2% në 12.5%.
Numri më i madh i rasteve të regjistruara janë nga Shkupi. Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat, kurse grupmosha më e prekur është mbi 60 vjeç, ndërsa numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç.
Krahasuar me javën e kaluar, rritja më e madhe e numrit të të sëmurëve është shënuar në grupmoshat 0-9 (13.7%) dhe 10-19 (11.6%), ndërsa rënia më e dukshme krahasuar me javën e kaluar është vërejtur në grupi i të rriturve 20-29 vjeç (26.6%).
Të shëruar janë regjistruar 1706 persona. 12 vdekje janë raportuar gjithsej javën e kaluar. 71 persona janë aktualisht të shtruar në spital (13,4% më pak krahasuar me javën e kaluar), nga të cilët 27 janë me mbështetje oksigjeni (18,2% më pak krahasuar me javën e kaluar), dhe 5 janë në ventilim mekanik, 4 më shumë krahasuar me javën e kaluar.
Deri më 3 prill 2022, gjithsej 873,114 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 brenda dhe jashtë vendit.
Gjithsej të vaksinuar me dy doza janë 853.501 persona dhe me dozën e tretë janë vaksinuar 154.693 persona.
