“Covid 19”, “Shangai” zgjat izolimin në afat të pacaktuar

05.04.2022 12:59

Në Shangai ndërkohë është shtyrë për kohë të pacaktuar izolimi....

Në Shangai ndërkohë është shtyrë për kohë të pacaktuar izolimi i 26 milionë banorëve, për shkak të shpërthimit të virusit korona

Para se të merret ndonjë vendim për hapat e ardhshëm, zyrtarët do të duhet të presin për rezultatet e testimit masiv, që është kryer të hënën, për të kuptuar sa njerëz të infektuar duhet të dërgohen në qendrat e karantinës.

Komisioni Shëndetësor në Pekin ka raportuar për më shumë se 16,000 infektime të reja të martën, që është shifra më e lartë në valën aktuale të pandemisë në Kinë, dhe  është më e rënda në dy vjet për këtë shtet.

Më shumë se 15,000 raste janë pa simptoma. Vetëm në Shangai janë regjistruar 268 raste të reja të infektimit. Secili që është infektuar në Kinë, duhet të shkojë në spital apo në qendrat e karantinës që janë krijuar nëpër palestra dhe salla të ekspozitave në Shangai.Ky qytet ka regjistruar më shumë se 70,000 raste të infektimit prej fillimit të marsit.