Maqedoni

Në territorin e komunës së Çairit u hap sporteli i Qendrës Sociale

05.04.2022 14:29

Dokumentet për të drejtat sociale dhe shtesat për fëmijë qytetarët do të mund t’i sigurojnë në sportelin e Qendrës Sociale....

Dokumentet për të drejtat sociale dhe shtesat për fëmijë qytetarët do të mund t’i sigurojnë në sportelin e Qendrës Sociale në territorin e komunës së Çairit. Sporteli i ri do të shërbejë për pranimin dhe dorëzimin e dokumenteve. Drejtori i Qendrës Sociale, Liridon Baftiji, thotë se ky hap është ndërmarrë për t’u qëndruar më pranë kategorive të rrezikuara sociale që t’i kryejnë shërbimet më afër vendbanimeve të tyre. 
 
“Vendosëm që kjo qendër të jetë sa më afër vendbanimeve shqiptare dhe maqedonase dhe të gjithë atyre që jetojnë në komunën e Çairit dhe mos tua shtojmë edhe një brengë tepër duke ua larguar sa më larg vendbanimeve tona. Shërbimet të cilat mund t’i kryejmë, momentalisht kjo qendër do të figurojë vetëm për pranim dhe dorëzim të dokumenteve, d.m.th. bëhet fjalë për dokumentet për të drejtat sociale dhe fëmijërore, nëse lënda komplikohet dhe duhen informata shtesë, atëherë mund të shkojnë te Qendra që është në Butel.”,- deklaroi drejtori i Qendrës Sociale të Shkupit, Liridon Baftiji.
 
Kjo qendër është e financuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI