Maqedoni

Sindikata e AGJSHQ: Protesta për rritje lineare të pagave

05.04.2022 15:01

Të punësuarit në administratë dhe gjyqësor të enjten dhe të premten do të ndërpresin punën për dy orë, nga ora 10 deri në 12 pasdite....

Të punësuarit në administratë dhe gjyqësor të enjten dhe të premten do të ndërpresin punën për dy orë, nga ora 10 deri në 12 pasdite, duke kërkuar pagesën e pagës minimale dhe rritje lineare të pagave të të gjithë punëtorëve për 2.806 denarë. Protesta do të ketë në të gjitha institucionet ku sindikatat kanë punëtorët e tyre, si në ministri, agjenci, fonde, administrata dhe gjykata.
 
“Shpresojmë që qeveria dhe autoritetet të kenë sadopak mirëkuptim dhe të bëjnë përpjekje gjatë kësaj periudhe të bisedojnë dhe të gjejnë mënyra për të zgjidhur kërkesat tona, por duket se qeveria nuk është e interesuar për negociata me ne, edhe pse ka premtuar. Ajo që paralajmëruam herën e kaluar u realizua dhe pothuajse në të gjitha institucionet në administratë dhe drejtësi punonjësve nuk u paguhet paga minimale.”,- deklaroi kryetari i Sindikatave të AGJZHQ, Tërpe Dejanovski.
 
Në 95 për qind të institucioneve, paga paguhet nën minimumin, e në pesë për qind të tjerat, paga as nuk përgatitet, ndërkohë ka raste kur gabimisht është paguar vetëm paga minimale  pa u përfshirë përvoja në punë. Sindikata njofton se bëhet fjalë për 13 mijë administratorë, në gjykata, agjenci, ministri dhe fonde të cilëve për shkak të krizës ekonomike u është përkeqësuar tej mase standardi jetësor. Ata i bashkëngjiten lidhjes së sindikatave amë, e cila ka dorëzuar propozim zyrtar deri në qeveri për rritje lenare të të gjitha pagave në administratën publike dhe atë shtetërore në vlerë prej 20800 denarë. 
 
SEDAT SELIMI