Maqedoni

Kumanovë, FRI vazhdon traditën humanitare “Shporta e Ramzanit”

05.04.2022 15:14

Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim për t’u dalë në ndihmë qytetarëve...

Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim për t’u dalë në ndihmë sadopak qytetarëve të rrezikuar nga gjendja e vështirë ekonomiko-sociale, edhe këtë vit Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Eduktive “Vllaznia”, për të 15 vit  radhazi organizojnë aktivitetin humanitar “Shporta e Ramazanit”.  
 
“Aktiviteti zgjatë gjatë tërë muajit të Ramazanit, ku aktivistët tanë do të dalin në dy pikat e marketeve të caktuara në qytet, nga ora 10 deri në ora 18, ku ju mund të dononi me aq sa keni mundësi për ta mbushur një shportë prej 1.500 denarëve. Pako në fjalë përmban gjëra ushqimore e higjienike. Shpërndarja e këtyre pakove bëhet në komunat e Kumanovës dhe Likovës.”,-  deklaroi Samir Mustafa nga Forumi Rion Islam Dega – Kumanovë.
 
Ndryshe, Forumit Rinor Islam, përveç aktiviteteve humanitare merret edhe me aktivitete kulturore e shkencore, ku vlen të përmendet se së fundmi kjo shoqatë me sukses realizoi Mozaikun Rinor në nivel shtetëror por dhe në nivel lokal në Kumanovë.
 
FATLUM AQIFI