Maqedoni

Covid-19, 236 infektime të reja

05.04.2022 15:56

Nga 2212 teste të kryera në 24 orët efundit në vend, janë regjistruar 236 raste të reja me Covid-19...

Nga 2212 teste të kryera në 24 orët efundit në vend, janë regjistruar 236 raste të reja me Covid-19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Prej tyre, 38 janë riinfeksione.
 
Gjatë 24 orëve të fundit dhe sipas Regjistrit të të Vdekjeve me Diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin nuk është regjistruar asnjë vdekje e re. Janë regjistruar edhe 252 pacientë të shëruar.
 
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.947, numri i të shëruarve është 296.166, numri i të vdekurve është 9.231. Numri i rasteve aktive  për momentin është 1.550.