Maqedoni

Bisedimet maqedono–bullgare, VMRO: Pushteti po rrënon procesin negociues

05.04.2022 16:50

VMRO–DPMNE ka akuzuar pushtetin se po rrënon procesin negociues me Bullgarinë...

VMRO–DPMNE ka akuzuar pushtetin se po rrënon procesin negociues me Bullgarinë, duke u dakorduar me palën bullgare që historia në shkolla të mësohet sipas perceptimeve të ndryshme. Sipas partisë së Mickovskit kjo formë e negociimit dhe dakordimit të ngjarjeve historike vë në pozitë të palakmueshme popullin maqedonas dhe dëmtohet historia dhe gjuha maqedonase.
 
“Propozimi ynë ka qenë se ekzistojnë perceptime të ndryshme dhe se nuk ekziston një e vërtetë. Kjo është e formë e dëmshme, nëpërmjet së cilës po drejtohen bisedimet në kurriz të identitetit maqedonas. Kjo është forma nëpërmjet së cilës, qeveria po rrënon proceset negociuese, vë në pozicion të caktuar popullin maqedonas me qëllim që të pajtohet me çështje të cilat do të prekin gjuhën maqedonase dhe historinë.”,- tha zëdhënësja e VMRO–DPMNE-së, Marija Miteva.
 
Opozita kritikoi edhe pushtetin për heshtjen e aktiviteteve antishtetërore të zyrtarëve të vendit. Nga VMRO thonë se si kanë ndodhur skandale të tilla para syve të ministrit të jashtëm Osmani dhe kryeministrit Kovaçevski, pa ndërmarrë kurrfarë hapi për të ndërprerë minimizimin e arritjes së marrëveshjes.
 
Kovaçevski: Të mbyllim bisedimet dhe hapim procesin eurointegrues
 
Sipas kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, ndikimi i aktorëve qëllim këqij në Maqedoninë e Veriut  vijon pas vonimit të procesit të integrimit. Andaj kreu I ekzekutivit në brifingun me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së është fokusuar në nevojën e mbajtjes së konferencave të para ndërqeveritare dhe nisja e bisedimeve gjatë kryesimit francez me BE-në.
 
“Nevojitet pak që të hidhet topi në drejtimin e duhur dhe të arrihet fitore e përbashkët si për Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe BE-në në tërësi. Këto janë kohëra të paparashikueshme dhe të gjithë ne mbartim përgjegjësi shpejt të përmbyllim bisedimet dhe të lejojmë një normalitet në procesin euroinetgrues në BE.”,- është shprehur Kovaçevski.
 
DASh: Mbështesim përpjekjet për tejkalimin e kontestit
 
Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet përpjekjet e dyja palëve për zgjidhjen e kontestit, si dhe mbështesin aspiratat europiane të Maqeoniasë së Veriut. Prononcimi është dhënë pas deklarimeve të kryeministrit bullgar, Kirill Petkov, se agjentë rus veprojnë në Ballkan kundër interesave europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
MERAL ISMAILI