Botë

Lufta në Ukrainë, Zelenski akuzon Rusinë për Krime Lufte

05.04.2022 17:45

Përsëri ka pasur sulme në Tregova të Ukrainës, fillon ofensiva ruse drejt, Luganskit dhe Donjeckut...

Përsëri ka pasur sulme në Tregova të Ukrainës, fillon ofensiva ruse drejt, Luganskit dhe Donjeckut, nën flakët e luftës është edhe Kharkovi. Njerëzit largohen nga Maripuoli i shkatërruar tërësisht, masovikisht largohen edhe nga Odesa.
 
“Është shumë e vështirë, nusja e djalit tim me fëmijët do të ikin nga këtu ndërsa ne do të qëndrojmë, nuk dimë çfarë na pret. Shpresoj të takohemi përsëri.”,- tha banorja e Odessës, Lilija Toma.
 
Ukraina është e gatshme të anëtarësohet në BE, por pasi kjo nuk ndodhi, Kievi kërkon garanci të sigurisë në bisedimet me Rusinë, deklaroi Zelenski, ai gjithashtu për krimet e kryera në Bucha ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të mbulojë provat e krimeve të luftës në zonat e pushtuara.
 
“Japin intervista të rrejshme dhe montojnë video, qëllimisht vrasin njerëz dhe bëjnë sikur dikush tjetër ta ketë bërë këtë. Okupatori do të përpiqet të fshehë gjurmët e krimit.”,- u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Rusia mohon akuzat për masakrat e civilëve 
 
Kremlini këmbëngul se sulmi është i inskenuar.
 
“Natën e katër prillit, në fshatin Moshum 23 kilometra larg në veri-perëndim të Kievit, ushtria e shtatëdhjetë e dy qendrave operative të Ukrainës bëri një video të rreme me civilë, të cilët gjoja janë vrarë nga ushtria ruse dhe të njëjtat video janë publikuar edhe në mediat perëndimore. Aktivitete të ngjashme janë organizuar edhe në Sumi, Konotop dhe qytete tjera.”,- tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes-Rusi, Igor Konashenkov.
 
“Qëllimi i këtij provokimi është i tmerrshëm dhe ringjall ankthet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Kur qyteti ishte nën pushtimin rus asnjë banor nuk është dhunuar në asnjë lloj forme. Qytetarët kanë lëvizur lirshëm, kanë përdorur telefona që të postojnë fotografi në rrjetet sociale.”,- theksoi ambasadori i Rusisë në OKB, Vasili Nebenzja.
 
BE, sanksione të reja ndaj Rusisë
 
BE-ja dhe ShBA-ja përgatisin sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë.
 
“Prisni sanksione të reja këtë javë, jemi koordinuar me aleatët dhe partnerët rreth parametrave konkrete.”,- theksoi këshilltar për sigurinë kombëtare të ShBA, Xhejk Salivan.
 
“Bisedojmë për atë se çfarë mund të bëjmë në lidhje me energjinë për qymyrin dhe naftën. Masa shtrënguese shtesë edhe në tregti.”,- u shpreh komisionari i BE-së për tregti, Valdis Dombrovskis.
 
Uashingtoni kërkon nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ta suspendojë Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut. Pas Francës dhe Gjermanisë, diplomatët rusë janë dëbuar edhe nga Danimarka dhe Italia.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU