Botë

Shqipëri, 87 raste të reja me Covid-19

05.04.2022 18:39

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë me dije se janë shënuar 87 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë me dije se janë shënuar 87 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.
 
Janë kryer 1188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki:
 
38 në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh.
Janë 453 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
 
Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,055 që nga fillimi i epidemisë.
 
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
 
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127./Top Chammel