Botë

Njëzet raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

05.04.2022 19:08

Njëzet raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë...

Njëzet raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të martën.
 
Rastet kanë dalë nga kryerja e 949 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
 
Ndërkohë, sipas njoftimit të MSH-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 27 qytetarë për të çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 223.917.
 
Numri i rasteve aktive është 545./RTK