Botë

I vranë burrin, e mbijetuara në Bucha tregon tmerrin: E qëlluan para shtëpisë, ju kërkova të më vrisnin dhe mua

05.04.2022 20:59

Një e mbijetuar nga masakra në Bucha, Irina Abramova ka treguar sesi rusët i vranë barbarisht bashkëshortin, 40-vjeçarin Oleg Abramov....

Një e mbijetuar nga masakra në Bucha, Irina Abramova ka treguar sesi rusët i vranë barbarisht bashkëshortin, 40-vjeçarin Oleg Abramov.
 
Ajo ka treguar për BBC momentet e tmerrit, ku burrit iu kërkua të gjunjëzohej dhe më pas u qëllua në kokë nga ushtarët rusë.
 
Irina tha se ajo u bërtiti trupave dhe u kërkoi atyre që ta qëllonin edhe atë.
 
“Sytë e tyre ishin si akulli,” tha ajo, duke i rrjedhur lot në fytyrë. “Burri im nuk ishte ushtar. Ne u thamë se jemi civilë. Por ata ishin çnjerëzor.”
 
Trupi i tij u bashkëshortit të saj qëndroi në rrugë për katër javë, ndërsa njollat e gjakut janë ende të dukshme.
 
Unazën e martesës së të shoqit, ajo e mbante varur në qafën e saj./Top Channel